JOQ Albania's banner
JOQ Albania's profile picture

JOQ Albania

@joq • 448,400 subscribers

Shorts

Gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, një efektiv policie është filmuar teksa kërkon leje nga eprori për t'i hedhur spraj një vajze protestuese. Në pamjet e publikuara nga aktivistja Dajana Kaja, polici shihet teksa i bën fillimisht një fotografi vajzës, e cila nxjerr telefonin dhe nis ta filmojë edhe ajo. Në këtë moment, efektivi dëgjohet duke iu drejtuar eprorit me pyetjen: "A t'i hedh spraj?", ndërsa ky i fundit i përgjigjet: "Lëre mor burrë!". Në fund, polici heq dorë nga përdorimi i sprajit, por jo nga roli i të fortit, pasi i kërkon vajzës të largohet prej aty. Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi sjelljen e efektivit, i cili duket se po shqyrtonte përdorimin e sprajit ndaj një protestueseje vetëm pasi kjo e fundit kishte nxjerrë telefonin për ta filmuar. Prej orës 14:00, studentët dhe qytetarët vijojnë tubimin në Tiranë, ndërsa protesta është zhvendosur edhe në rrugët e kryeqytetit, ku është bllokuar qarkullimi në zonën e Zogut të Zi. Pavarësisht këtij zhvillimi, deri më tani nuk janë shënuar përplasje të mëdha me policinë, ndërsa protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

208,900 просмотров

Protesta kombëtare e thirrur nga studentët këtë të shtunë në Tiranë po merr një tjetër drejtim. Pas tubimit të zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë ndryshuar skenarin dhe kanë zhvendosur revoltën në rrugët e kryeqytetit. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, shihen protestuesit që kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Zogut të Zi, një prej nyjeve kryesore të trafikut në Tiranë. Duket se këtë herë qytetarët kanë vendosur të mos mjaftohen vetëm me praninë në shesh dhe thirrjet kundër qeverisë, por ta shprehin indinjatën e tyre edhe përmes bllokimit të akseve rrugore. Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 168-të të rezistencës kundër qeverisjes së Edi Ramës. Ajo u thirr në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe ka marrë mbështetjen edhe të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e cila u bëri thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve t'u bashkohen studentëve. Nga kërkesat për arsim cilësor, dinjitet dhe kushte më të mira për studentët, protesta është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike dhe qeverisë, me kërkesën për largimin e kryeministrit. Mesazhi i protestuesve duket se është i qartë: pakënaqësia nuk do të mbetet më vetëm në bulevard, ndërsa rezistenca do të vijojë derisa zëri i tyre të dëgjohet.

120,500 просмотров

Shqipëria ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Finlandës në minutën e 50-të të takimit, duke çuar rezultatin në 2-0. Ishte Rey Manaj ai që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi të bukur nga Elseid Hysaj. Sulmuesi kuqezi u pozicionua mirë në zonë dhe nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar. Pas supergolit të Ernest Muçit në pjesën e parë, kuqezinjtë nisin edhe fraksionin e dytë me një tjetër goditje, duke marrë një avantazh të dyfishtë në “Air Albania”.

97,100 просмотров

Videos

Больше нет контента для загрузки