Live with Grace
@live.with.grace3 • 14,700 subscribers
Shorts
Videos
Lëngu i kockave përmban sasi të lartë proteinash dhe mineralesh tepër të rëndësishme për trupin tonë, si dhe kolagjen që ndihmon me shëndetin e kockave por dhe për të pasur lëkurë dhe flokë më të bukura. Përbërësit: 2-3kg kocka të cilat i kam ndarë në dy tenxhere, njërën e kam përgatitur vetëm me ujë, kripë, uthull (mund të përdorni dhe më pak kocka) Nëse përdorni 1 kg kocka, hidhni ujë 3L ose më shumë 1 qepë e kuqe 2-3 karrota 3-4 kuba selino, mund të përdorni dhe selino të freskët 1 lugë e pak kripë 1 lugë e gjysëm uthull molle Erëza sipas dëshirës Përgatitja: Kockat i laj dhe i pastroj mirë paraprakisht, i vendos në tenxhere, shtoj gjithë përbërësit e tjerë dhe i vendos për të zier në zjarr mesatar. Pas zierjes së parë i lë për të zier në temperaturë të ulët rreth 5-6 orë sa të shkëputen dhe pjesët e tjera të mishit që mund të kenë kockat siç e shikoni në video. Gjatë zierjes mund të formohet shkumë/ papastërti të cilën mund tja hiqni me një lugë. Në fund e kulloj dhe e vendos në vazo qelqi një pjesë e cila do ruhet në fresk, ndërsa pjesën tjetër në gota plastike të cilat do vendosen në ngrirje për gatim. Edhe pjesët e vogla që shkëputen nga kockat i ruaj dhe i përdor për gatim. #bonebroth #guthealing #bonebrothbenefits #hormonebalancing #hormonalhealth
Live with Grace131,300 просмотров • 1 год назад
Больше нет контента для загрузки

